15-vjetori i themelimit të LSI-së, Kryemadhi: Kauzat për të cilët u krijuam, ende reale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Socialiste për Integrim shënoi mbrëmjen e sotme 15-vjetorin e themelimit si forcë politike. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në mbledhjen e Konventës Kombëtare të LSI, me rastin e 15-vjetorit të kësaj partie.

“Në këto 15 vite të rrugëtimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qenë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës”, tha ajo.

Kryemadhi gjatë fjalës së saj para anëtarëve u ndal edhe te plani ekonomik duke qenë në një linjë me PD-në për vendosjen e taksës së sheshtë dhe jo progresive./ATSH/

Share This Article