150 milionë euro për Prishtinën, miratohet buxheti

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Buxheti për kryeqytetin pritet të jetë rreth 150 milionë euro. Paraprakisht u debatua mes PDK-së dhe LVV-së në lidhje me buxhetin. Akuzave të LVV-së se PDK-ja po i shërben Përparim Ramës, iu kundërpërgjigj asamblisti i kësaj partie, Leutrim Retkoceri.

Ai tha se do ta votojnë buxhetin për të mirën e qytetarëve.

“Buxheti nuk është vetëm i një partie politike. Ne si PDK kemi kërkuar të ketë transparencë, të ketë dëgjime publike më shumë, planifikim dhe të gjitha janë legjitime. A kemi propozime? Po, por për neve më shumë janë të rëndësishme parimet sesa kërkesat. Nuk mundemi në këtë situatë, kur dy forca politike për muaj të tërë janë përplasur mes veti për buxhet dhe shumë projekte që kanë mbetur të bllokuara në Prishtinë, me vazhdu me marrë pozicionim kundër buxhetit për inate politike. Pse PDK-ja nuk e ka fituar Prishtinën, ne nuk ia kemi marrë inati qytetit. PDK-ja ka me votu buxhetin, por ka me votu me arsyen e vetme që mos me mbet buxheti mollë sherri mes dy subjekteve politike”, tha ai.

Por këtyre arsyetimeve, Gëzim Sveçla nga LVV tha se nuk iu beson.

“Po mundem me e mirëkuptu Leutrimin, pasi është pozitë e rëndë me ndryshu për një periudhë kaq të shkurtër. Unë e kuptoj nevojën e tij pak për me mashtru vetën dhe pak për me i bind anëtarët e Grupit, por të paktën neve të tjerëve nuk ka nevojë. Ky buxhet është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kryeqytetin. LVV-ja nuk tha se është kundër buxhetit, por është kundër projekteve që janë kundër këtij buxheti”, theksoi ai. 

Share This Article