150 shtetas kosovarë kthehen të martën në Kosovë nga Suedia, Finlanda e Norvegjia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Kosovës në Suedi ka njoftuar se të martën 150 shtetas kosovarë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia do të udhëtojnë për Prishtinë.

Siç njoftohet nga ambasada, shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore.

“Udhëtaret që vijnë me transport tokësor nga Suedia dhe Norvegjia drejt aeroportit Arlanda, duhet të vijnë në Terminalin 5, ku do t’i pret personeli i ambasadës. Udhëtaret që vijnë me Finnair nga Finlanda, do të drejtohen nga stafi i aeroportit”, thuhet në njoftim.

Ata thonë se edhe nëse ka persona të cilëve iu ka skaduar viza, ambasada ka njoftuar Policinë të Finlandës dhe Suedisë.

Deri tash të gjithë të kthyerit nga jashtë janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Në një deklaratë për Kosovapress, drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta, ka thënë se deri tani aty janë të vendosur 165 persona të dyshuar me covid-19.

Ai ka shtuar se dje janë liruar 70 persona të cilët kanë qëndruar aty 14 ditë.

Share This Article