16 miliardë dollarë ndihma për fermerët e goditur nga lufta tregtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria federale amerikane njoftoi sot një pako ndihme prej 16 miliardë dollarësh për fermerët, bizneset e të cilëve janë dëmtuar nga lufta tregtare me Kinën.

SHBA-ja dhe Kina kanë qenë për një vit në një përplasje të ashpër në lidhje me rritjen e tarifave, ku Uashingtoni akuzonte Pekinin për praktika të padrejta, përfshirë barrierat për të tregtuar dhe vjedhjen e pronës intelektuale. “Shuma e kësaj pakete ndihme është në linjë me impaktin e vlerësuar në lidhje me tarifat hakmarrëse ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe ndërprerje të tjera tregtare”, njoftoi Departamenti i Bujqësisë./ATSH/ 

Share This Article