16 të vdekur nga sulmi terrorist i ISIS-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtëmbëdhjetë persona përfshirë ushtarë amerikanë u vranë sot në një sulm kamikaz të marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) në Minbej, Siri, sulmi më i rëndë ndaj forcave amerikane të koalicionit ndërkombëtar që nga viti 2014 në këtë shtet.

Zëdhënësi i koalicionit ndërkombëtar antixhihadist të udhëhequr nga SHBA-ja konfirmoi vdekjen e ushtarëve amerikanë gjatë sulmit, ndërsa po kryenin një patrullim rutinë.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence u shpreh se SHBA-ja do ta bëjë të pamundur për të ndalur rigjallërimin e grupit të Shtetit Islamik.

“Ne do të qëndrojmë në rajon dhe do të vazhdojmë luftën për të siguruar që grupi i Shtetit Islamik të mos tregojë më fytyrën e tij të urryer”, tha Pence, duke konfirmuar tërheqjen e njoftuar të trupave amerikane në Siri.

Share This Article