Futbollisti Youssoufa Moukoko ka hyrë në historinë e Bundeligës gjermane. Ai është vetëm 16-vjeçar dhe është inkuadruar në ndeshjen e së shtunës të Borussia Dortmundit ndaj Hertha Berlinit.
Kamerunasi pati ndeshjen debutese të tij dhe u inkuadrua pesë minuta para fundit të ndeshjes. Ai bën pjesë në grupmoshat U19.
Skuadra e tij mposhti Herthan me rezultat të thellë, 5-2.