ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik 8 hours ago
Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë… 8 hours ago
Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore 8 hours ago
Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja 8 hours ago
Guardiola “shenjtëron” Haaland: Statistikisht është në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

160 mijë aktorë në Hollivud pritet të hyjnë në grevë, rrezikohen të gjitha produksionet e filmit në SHBA

albnews by albnews
14 July, 2023
in Bota, Kulture
0
160 mijë aktorë në Hollivud pritet të hyjnë në grevë, rrezikohen të gjitha produksionet e filmit në SHBA
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dhjetëra mijëra aktorë të Hollivudit po përgatiten për grevë, pasi bisedimet e fundit midis sindikatës së tyre dhe gjigandëve të transmetimit u ndërprenë.

Shoqata e aktorëve të ekranit (SAG-AFTRA) ka rënë dakord për një zgjatje të bisedimeve me studiot kryesore, por sindikata nuk ka qenë në gjendje të bie dakord për një marrëveshje mbi çështjet rreth mbetjeve të pagave dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.

RelatedPosts

Britania i dërgon fshehurazi Ukrainës raketa të reja “Storm Shadow”

Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Nga e enjtja, grevës së aktorëve të Hollivudit pritet t’i bashkohen edhe skenaristët.

Shkrimtarët kanë qenë në grevë për disa muaj, jashtë studiove të transmetuesve kryesorë, duke përfshirë Disney, Netflix dhe Paramount, për kushtet e pagave dhe të punës.

Tani, komiteti negociues i SAG-AFTRA, sindikata që përfaqëson 160,000 aktorë dhe interpretues, ka votuar unanimisht për të rekomanduar nisjen e grevës.

Bordi i sindikatës do të mblidhet të enjten për të vendosur nëse do ta miratojë zyrtarisht grevën. Vendim do të shpallet në një konferencë për shtyp.

Sindikata kishte kërkuar një ndarje më të drejtë të fitimeve të transmetimit dhe një garanci që AI nuk do të përdoret për të zëvendësuar detyrat e kryera nga aktorët.

“Ne nuk jemi të sigurt se punëdhënësit kanë ndonjë qëllim për të bërë pazar drejt një marrëveshjeje,”- tha komiteti. 

“Koha po mbaron,”- paralajmëroi ai.

Presidenti, Fran Drescher, akuzoi kompanitë e transmetimit se refuzuan “të angazhohen në mënyrë domethënëse në disa tema, kurse në të disa tjera ishin tërësisht refuzues”.

Grupi që përfaqëson studiot, Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP) tha se ishte “i zhgënjyer” nga bllokimi i negociatave.

“Kjo është zgjedhja e sindikatës, jo e jona”,- tha AMPTP në një deklaratë.

“Duke bërë këtë, ajo ka hedhur poshtë ofertën tonë për rritje historike të pagave, dukshëm më të lartë në kontributet e pensioneve dhe të shëndetësisë, mbrojtjet e audicioneve, periudhat e shkurtuara të opsioneve të serive, një propozim novator për AI që mbron ngjashmëritë digjiitale të aktorëve dhe më shumë. “

Hollivudi nuk ka parë një “grevë të dyfishtë” aktorësh dhe shkrimtarësh që nga viti 1960, dhe lëvizja e përbashkët do të ndalonte pothuajse të gjitha produksionet e filmit dhe televizionit në SHBA.

Greva mund të shtrihet edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera, ku anëtarët e sindikatës së aktrimit janë aktivë në sheshe xhirimi filmash.

Gazeta amerikane Variety ka raportuar se premiera e së enjtes në Londër e “Openheimer” e Christopher Nolan, është shtyrë për një orë, në mënyrë që yjet si Robert Downey Jr, Emily Blunt dhe Matt Damon, si dhe Cillian Murphy dhe Florence Pugh, të mund të ecin në tapetin e kuq .

Greva mund t’i përjashtojë ata nga premiera e madhe amerikane e filmit në Nju Jork të hënën dhe më tej, ndërsa ngjarje të tjera të mëdha filmike dhe televizive si ngjarja vjetore Comic-Con e javës së ardhshme në San Diego, mund të zvogëlohet si jehonë.

Por aktorët kryesorë tashmë e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm të bëjnë grevë për të mbështetur kolegët e tyre. Në qershor, një letër nga A-listers, përfshirë Meryl Streep dhe Jennifer Lawrence, i kërkoi sindikatës të mos vendoste për një marrëveshje mediokre.

Duke folur në premierën e filmit Barbie, ylli i tij, Margot Robbie, i tha gazetares së Pop Culture Natalie Jamieson:

“Unë jam padyshim në bord dhe pjesë e SAG, dhe jam padyshim në mbështetje të të gjitha sindikatave. Shpresoj që të gjithë të arrijnë një marrëveshje”.

Të mërkurën, sindikatat e Hollivudit që përfaqësojnë drejtorët dhe ekipet e xhirimit, lëshuan një deklaratë në “mbështetjeje dhe solidariteti të palëkundur” me aktorët.

AMPTP thuhet se ka thirrur ndërmjetësuesit federalë për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes. BBC

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

3 November, 2025
Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë…

Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë…

3 November, 2025
Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

3 November, 2025
Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result