162 raste pozitive me COVID-19 dhe 122 të shëruar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit me COVID-19 në vend. Nga 470 mostra të marra, 162 kanë rezultuar pozitive dhe 122 persona janë shëruar

IKSHPK ka njoftuar se janë testuar 470 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur se numri i rasteve pozitive është 11 mijë e 848.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.848  raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes”, thekson njoftimi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2  raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

Share This Article