Rama e paralajmëroi në mëngjes, 260 lek litri i naftës në mbrëmje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga mbrëmja e së martës, çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në 260 lekë për litër.

Kjo duket nga një vëzhgim i thjeshtë i A2CNN në disa prej pikave të furnizimit me karburant në Tiranë. Në një prej këtyre pikave, çmimi ishte fiksuar në 260 lekë për litër, nga 230 që ishte mëngjesin e sotëm.

Ndërsa në një tjetër pikë, çmimi i ishte afruar 260-lekëshit për litër. Ndërkaq, nga postime të ndryshme të qytetarëve në rrjetet sociale, mësohet se një litër naftë shitej edhe me 269 lekë.

Më herët, vetë kryeministri Edi Rama i cilësoi absurde propozimet për të hequr taksat e naftës, duke shtuar se është operacion i sipërmarrjes private, ndërsa theksoi se prioritet për këtë qeveri është që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike.

Share This Article