17 minuta për Muriqin në fitoren e Lazios

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vedat Muriqi e ka luajtur edhe ndeshjen e 18-t në të gjitha garat me skuadrën e Lazios. Sulmuesi i Kosovës u inkuadrua në lojë nga minuta e 73-të në duelin kundër Cagliarit. Ai i ka të realizuar dy gola dhe një asistim në edicionin e ri.

Lazio fitoi ndaj Cagliarit me rezultatin minimal në kuadër të xhiros së 21-t.

Golin e fitores e realizoi sulmuesi Ciro Immobile, që ishte i 14-ti i kampionatit.

Me këtë fitore, Lazio ngjitet në pozitën e pestë në tabelë dhe ka 40 pikë, tri më shumë se Napoli i vendit të gjashtë që ka zhvilluar një ndeshje më pak, dhe nëntë më pak se lideri, Milani.

Share This Article