17 persona nga stafi shëndetësor janë të infektuar me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu, ka deklaruar se janë 17 persona nga stafi shëndetësor të cilët janë të infektuar me Covid-19, por riorganizimi që është bërë në mënyrë ekipore nuk paraqet ndonjë rrezik për mungesë të stafit, pasi nëse një ekip dështon, ai zëvendësohet me ekipin tjerë.

Ai shtoi se edhe investimet që janë bërë e lehtësojnë punën e stafit mjekësor.

“Nuk ka vend për panik por duhet të kemi kujdes si nga stafi ashtu edhe nga qytetarët”, tha Sejdiu.

Share This Article