17 vite NEWBORN, mesazhi unik që sjell këtë vit monumenti i pavarësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Monumenti i pavarësisë NEWBORN do të vijë sërish me pamje të re për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ekipi i Fisnik Ismailit po i jep dorën e fundit me detajet qe për të 17-tin vit me radhë do t’i japin monumentit pamjen e tij unike.

Çdo here mesazhi i NEWBORN e ka treguar shtetin e ri te Kosovës pjesë të gjithë botës.

Edhe kësaj here ai do të reflektojë një nga temat më të diskutuara në vend dhe në mbarë botën – inteligjencën artificiale, me dobitë dhe rreziqet e saj.

“Ne mundohemi përmes NEËBORN me paraqit diçka që e bën Kosovën pjesëmarrëse në botë. Më aktuale se inteligjenca artificiale për momentin s’ka kurrgjo. Mënyra se qysh ajo po bëhet pjesë integrale e jetëve tona. Edhe të pëlqen apo jo, e deshe apo e urrejte, është e pashmangshme dhe ka mu bo pjesë e jona dhe mirë është me i ndërgjegjësu njerëzit dhe me ja përkujtu se është këtu, është ndihmesë, është benefit por edhe paraqet rreziqe”, tha Fisnik Ismaili.

Share This Article