17 vjet shtet – Kosova feston shpalljen e pavarësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova feston sot 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ditë e rëndësishme për qytetarët e vendit dhe për historinë e shtetndërtimit të Kosovës.

Aktivitetet e organizuara nga institucionet shtetërore përkujtojnë sakrificat e mëdha të popullit të Kosovës dhe nderojnë veprat e liderëve të shquar që udhëhoqën popullin në periudha të vështira.

Aktivitetet fillojnë nga ora 08:00 me mbledhjen festive të Qeverisë së Kosovës dhe përfundon në ora 18:00 me pritjen shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të vitit 2008 ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës.

Share This Article