17-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Mbreti Charles III letër Osmanit: Vende tona ndajnë lidhje të forta!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbreti Charles III ka uruar presidenten Vjosa Osmani për përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës, përmes një letre.

Letra është publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ku theksohet lidhjet e forta mes dy vendeve.

“Jam shumë i kënaqur që vendet tona ndajnë lidhje kaq të forta, dhe shpresoj ta forcojmë edhe më tej miqësinë tonë. Shpresoj dhe kam një ambicie të fortë që kombet tona të bashkëpunojnë për të pasur një ndikim pozitiv mbi ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore, të cilat ndikojnë globalisht te të gjithë ne”, thuhet tutje në urimin e mbretit.

Letra është dërguar edhe në emër të Mbretëreshës Camila, e cila i dërgon “urimet më të mira” presidentes Osmani dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Share This Article