172 të vdekur nga përmbytjet e anijeve në Mesdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 172 persona kanë vdekur në tre përmbytje të ndryshme anijesh në Detin Mesdhe, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

“Gjatë tre ditëve të fundit, ne kemi marrë raporte se ka të paktën tre anije ishin fundosur në Mesdheun Qendror”, theksoi zëdhënësja e IOM-it, Safa Msehli në një konferencë për media të OKB-së.

Në njërën nga anijet, në bord ndodheshin 130 persona, në të dytën dy ndërsa në anijen e tretë 40 persona për të cilët besohet se ishin zhdukur.

“Kjo në të vërtetë sjell që numri i të vdekurve vetëm në Mesdheun Qendror të jetë 500 persona, që është pothuajse tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha Msehli.

Vdekjet janë bërë të zakonshme në ujërat e Mesdheut dhe zakonisht përfshijnë migrantë nga Etiopia ose Somalia që përpiqen t’i shpëtojnë varfërisë dhe luftës në vendlindje duke gjetur punë në Arabinë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe.

Share This Article