ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
U kap në kamera me shefin e saj në koncertin e Coldplay, Kristin Cabot thyen heshtjen, flet për kërcënimet dhe ngacmimet 34 minutes ago
Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League 16 hours ago
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës 16 hours ago
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese 16 hours ago
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

177 vjetori i lindjes së Ismail Qemalit

albnews by albnews
16 January, 2021
in Albania
0
Intervista e Ismail Qemalit për kryengritjen e Shqipërisë së jugut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Njeriu që fati zgjodhi për ne, për të vendosur mbi kryet e Nënës Shqipëri, kurorën e sovranitetit, ishte një shqiptar i kurorëzuar nga virtutet dhe hiret. Sado larg të shtrihet vështrimi ynë në histori dhe në kohë, do të shëmbëllejë gjithmonë si yll i bardhë fytyra e hijshme dhe ogurmirë e kasnecit të Pavarësisë, Ismail Qemal Vlorës”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama teksa përkujoti në rubrikën “Homazh”, Ismail Qemalin, kryeministrin e parë shqiptar dhe njeriun që shpalli pavarësinë e Shqipërisë në 177 vjetorin e lindjes.

RelatedPosts

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, sipas Eurostat

Arrestohet në Francë shqiptari Gino, pjesë e grupit ekstremist “Banda e Çekiçit”

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

“Vetmitar e megjithatë kurdoherë me dishepuj, shqiptar unik e kozmopolit, që kur i thonë ha bukë krejt më vete, Ismail Qemal Vlora çau me jetën e tij një shteg që sot e përjetë është udhërrëfim i sigurtë për këdo dëshiron që Shqipërisë t’i jetë shërbestar.Oxhak i vjetër, mendjehapur, luajal, i pavarur, i përkushtuar ndaj ideve, por i lirë dhe pragmatik, e jetoi me pasion dhe vendosmëri jetën e shënuar nga provania, duke u bërë shembull i lartësive njerëzore dhe morale për tërë brezat e mëpastajme. Me dashuri u martua me një zonjë jo të fesë së tij, prej dashurisë la të mirat e një pushteti të trashëguar, për, siç i shkruan trashëgimtarit të Osmanit, “të bërë diçka për vendin tim, Shqipërinë””, nënvizon Rama, duke shtuar që shqiptarëve t’u mbetej në fund midis tyre, të paktën atdhe-dashuria, shpërfilli deri pushtetin që i dha jo trashëgimia, por historia, gjatë një pleqërie kaluar syrgjyneve.Kreu i qeverisë thekson se “diti sa e sa herë t’ia fillonte nga e para, si për shembull kur megjithë lodhjen e hallet e moshës u mandatua nga shqiptarët e Amerikës t’u printe në luftën politike për mbrojtjen e atdheut në Konferencën e Paqes.

Dialogoi me të paarsyeshmit, u bë zëri dhe fytyra e qindra e mijëra shqiptarëve të panjohur, që Shqipërinë e deshën njësoj e për të bënë ç’mundën, u dha dorën atyre që nën mëngë fshihnin kamën, shmangu vëllavrasje e përçarje dhe e bëri të pakthyeshme dinamikën e shqiptarëve si faktor në shoqërinë e kombeve të lirë”.

“Nuk di për çfarë mund t’i themi këtij të pavdekshmi faleminderit më parë, në këtë përvjetor të lindjes së tij! Në mendje më vijnë vetëm një grusht me fjalë: Për Shqipërinë që bëre Zonjë, o Ati ynë, brez pas brezi të qofshim falë!”, tha Rama./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

U kap në kamera me shefin e saj në koncertin e Coldplay, Kristin Cabot thyen heshtjen, flet për kërcënimet dhe ngacmimet

U kap në kamera me shefin e saj në koncertin e Coldplay, Kristin Cabot thyen heshtjen, flet për kërcënimet dhe ngacmimet

19 December, 2025
Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

18 December, 2025
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

18 December, 2025
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result