Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit ka shpenzuar rreth 1.8 milion lekë për dizajnimin e logos së tij, por pas disa muajsh ka rezultuar se paratë kanë shkuar kot sepse logoja ishte e vjedhur.
Por ajo që është e cuditshme në këtë histori është se logoja ëhstë shkarkuar dhe kopjuar nga faqja Freepik në internet , një webiste ky i famshëm për modele të gatshme për punime grafike.
Në këtë faqe abonimi mujor kushton 10$ dhe mund të kesh qasje të palimituar te formetet e ndryshme të modele për programe si Photoshop dhe Illustrator.
Po kaq i çuditshëm është edhe reagimi zyrtar i Teatrit të Operas dhe Baletit, i cili përmes një postimi në Facebook, shprehet se, nuk ka burimet e nevojshme njerëzore për të verifikuar origijinalitetin e stemës.
“Në këtë konkurs morën pjesë 14 kompani të ndryshme prestigjoze, të cilat paraqitën punimet e tyre. Komisioni i vlerësimit përzgjodhi si kompani fituese kompanine Pika Pro sh.p.k, e cila sipas procedures, vuri në dispozicion set-in e lart-përmendur të produkteve të marketingut. TKOBAP, ashtu si shumë institucione private dhe publike në vend dhe në botë, nuk ka kapacitetin dhe burime njerëzore të specializuara për të verifikuar origjinalitetin e një produkti marketingu siç është logo-ja.
Plagjaturat janë një realitet i hershëm i krijmtarisë botërore, dhe është pikërisht për të zgjidhur situata të tilla, që mund të ndodhin rëndom dhe janë vështirësisht të evidentueshme në avancë, që çdo punim shoqërohet me anagazhime të forta mbi përgjegjësitë ligjore të origjinalitetit nga ana e autorëve”, shkruan ndër të tjera TKOB.
Madje, Teatri i Operas dhe Baltetit shton se, kompania fituese, Pika Pro, ka garantuar se punimet dhe materialet janë origjinale, të pa publikuara si dhe mban përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të tyre.