Ai deri tani ka veshur fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke luajtur me ekipin U18 të saj
Luan Abazi është lojtari shqiptar i radhës, i cili premton shumë për të ardhmen. 18-vjeçari aktualisht është pjesë e skuadrës së U18 të St. Galen në Zvicër, ku ka shënuar 9 gola në 12 ndeshjet e këtij sezoni.
Sulmuesi shqiptar ka rënë në sy për disa klube në Serie A, si Sassuolo dhe Verona. Ai fillimisht mund të kalojë në radhët e skuadrave të tyre të moshave dhe më pas të kalojë si profesionist, shkruan Vipsport.
Abazi deri tani ka veshur fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke luajtur me ekipin U18 të saj. FSHF mbetet në vëzhgim nga larg dhe nuk ka bërë asnjë hap konkret për të kontaktuar futbollistin. Urojmë që të mos e humbasim.