1880/ Personalitetet e huaja që morën pjesë në lidhjen shqiptare të Prizrenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Aurenc Bebja

“The Globe” ka botuar, të martën e 4 majit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë asokohe në komitetin ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

 “Lidhja Shqiptare drejtohet nga një komitet ekzekutiv dhe duket se në mbledhjet e këtij komiteti marrin pjesë disa të huaj të njohur.

 La Gazette de Cologne (Gazeta e Këlnit) përmend në këtë numër majorin Saint-Clair, ish-udhëheqësin e kryengritjes në malet e Rodopit, polakun Malinowski, ish-major në shërbimin osman, një ish-oficer prusian të quajtur Sarro dhe disa italianë nga Reggio di Calabria.

 Trazirat nuk kanë gjasa të shtrihen te mirditorët, pasi princi Prenk Doda, i cili banon në Shkodër, duke iu dorëzuar trupës konsullore, i ka ndaluar krerët e fiseve të marrin pjesë në lëvizje.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-globe-1880-ja-personalitetet-e-huaja-qe-kane-marre-pjese-ne-komitetin-ekzekutiv-te-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit/
Share This Article