19.000 të vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën ka shkuar në mbi 18.939.

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 18.939 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën deri në ora 09:40.

Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur në vendin e parë ku kanë ndodhur më shumë vdekje nga koronavirusi me 6.820 vdekje.

Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.281 vdekje.

Në vendin e tretë me më shumë vdekje është renditur Spanja ku kanë humbur jetën 2.991 persona.

Ndërkohë që Irani renditet si vendi i katërt me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.934 persona.

Gjithashtu Franca ku kanë humbur jetën 1.100 persona është renditur vendi i pestë ku janë shënuar më shumë humbje të jetëve nga Covid-19.

Share This Article