19 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 468 raste të reja me koronavirusin e ri.
Nga tre të vdekur janë nga Peja (85, 74, 52 vjeç) e Prizreni (91, 76, 60 vjeç), nga dy në Prishtinë (87, 65 vjeç), Ferizaj (79, 78 vjeç), Gjakovë (64, 51 vjeç), Gjilan (78, 70 vjeç) e Drenas (78, 73 vjeç) dhe nga një në Klinë (53 vjeç), Suharekë (73 vjeç) dhe Shtërpcë (74 vjeç).
Numri total i të vdekurve ka arritur në 1.106.
Ndërkohë janë regjistruar 468 raste të infeksionit nga testimi i 1314 mostrave.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 227 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 22 raste, Lipjan 21 raste, Gjakovë 20 raste, Prizren 18 raste, Drenas 16 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjilan 14 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Ferizaj 9 raste, Malishevë 8 raste, Obiliq 8 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Viti 5 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Podujevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Dragash 1 rast, Hani i Elezit 1 rast.
Numri total i të infektuarve ka arritur në 42.805. Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 28.504. Raste aktive janë 13.195.