1931 / TELEGRAMET E SHKËMBYERA MIDIS MUSTAFA KEMAL ATATURKUT DHE MBRETIT ZOG ME RASTIN E KONFERENCËS SË 2-TË BALLKANIKE NË STAMBOLL

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Shkurt 2022

“Stamboul” ka botuar, të premten e 30 tetorit 1931, në ballinë, telegramet e shkëmbyera midis Mustafa Kemal Ataturkut dhe Mbretit Zog me rastin e Konferencës së 2-të Ballkanike në Stamboll, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqia dhe Shqipëria

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ja teksti i telegramit që Gazi sapo i ka dërguar Mbretit të Shqipërisë, Zogut I :

Ndjeva një kënaqësi të vërtetë kur prita në Ankara delegatët shqiptarë në Konferencën Ballkanike.

U preka thellë nga shprehjet e simpatisë së delegatëve ndaj meje dhe kombit turk.

Nënshkruar : Mustafa Kemal

Në formimin e urimeve për shëndetin e Madhërisë suaj, si dhe për prosperitetin e popullit shqiptar, besoj se jam njëkohësisht interpretuesi i ndjenjave të mia dhe të gjithë kombit turk.

Mbreti Zog u përgjigj në këto terma :

U preka thellësisht nga urimet e mira që Shkëlqesia Juaj shprehu me dashamirësi për mua si dhe për kombin shqiptar me rastin e takimit të Konferencës së 2-të Ballkanike në Stamboll.

Gjithashtu shpreh urimet për shëndetin e Shkëlqesisë suaj si dhe për prosperitetin e kombit turk.

Nënshkruar : Zogu

Share This Article