Zyra e Prokurorit Publik Europian njoftoi të martën se zbuloi skemën më të madhe të mashtrimit ndërkufitar me TVSH-në të hetuar ndonjëherë në BE, me vlerë rreth 2.2 miliardë euro.
Çështja mori udhë në prill 2021 në Portugali, ku autoritetet vendase po hetonin një kompani që shiste telefona celularë, tableta, kufje dhe pajisje të tjera elektronike.
Kompania portugeze ishte maja e ajsbergut. Hetimet shtesë nga prokurorët zbuluan se në skemën e mashtrimit ishin të përfshira rreth 9,000 kompani dhe më shumë se 600 personave.
Në listën e tyre, sipas njoftimit të Zyrës ka kompani dhe individë nga Shqipëria.
Sipas agjencisë së BE-së, dosja shfaq një “kompleksitet të jashtëzakonshëm të zinxhirit të kompanive” të përfshira në këtë skemë.
Në Shqipëri, dëmi i skemave të mashtrimit me TVSh që janë zbuluar në pesë vitet e fundit shkon në 66 milionë euro.