2 ditë para Kuvendit të Berishës vjen në Tiranë zyrtari i lartë amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

2 ditë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Tiranën do ta vizitojë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas News24, Escobar do të vijë në Shqipëri në 9 dhjetor, ndërsa Berisha do të mbledhë Kuvendin në 11.

Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor.

Në një reagim pak javë më parë Escobar i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Share This Article