2 mijë trupa amerikane nisen për në Poloni dhe Rumani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy mijë trupat ushtarake të Shteteve të Bashkuara janë nisur drejt Polonisë dhe Gjermanisë si pjesë e angazhimeve në pjesën lindore të Evropës për shkak të frikës nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Nga Gjermania pritet të zhvendosen në Rumani 1 mijë ushtarë tjerë amerikan.

Pentagoni ka bërë të ditur se angazhimi i 2 mijë trupave është bërë për të përforcuar përkohësisht pozicionet mbrojtëse të SHBA-së. Pentagoni gjithashtu ka përsëritur qëndrimin se këta ushtarë nuk do të hyjnë në Ukrainë.

Angazhimi i ushtrisë shtesë është në përputhje me punën e administratës së Bidenit se SHBA-ja dëshiron të zgjidh problemin pa penguar diplomacinë në krizën me Ukrainën.

SHBA-ja ka mijëra trupa ushtarake në Poloni, ndërkaq në Rumani gjendet sistemi mbrojtës i NATO-s, të cilin Rusia e ka cilësuar si kërcënim për sigurinë e saj.

Bideni nuk ka dërguar përforcime ushtarake në tri shtetet baltike të NATO-s, Estoni, Letoni dhe Lituani, të gjitha këto ish-shtete të Bashkimit Sovjetik.

Shumica e trupave të angazhuara janë nga baza Fort Bragg në Karolinën e Veriut. Këta ushtarë do të stacionohen në Poloni.

Share This Article