Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 120,863 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve po arrin në 2 milion, konkretisht 1,930,780.
Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
Deri më tani 462,031 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 23 mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me mbi 500 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
Italia deri më tani ka 20,465 viktima ndërkohë 18,056 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 14,967 në Francë.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 11,329 të vdekur dhe 89,571 të infektuar.

