2 pushuese të huaja në Ksamil u zhdukën pasi morën një pedalion me qira, gjenden në kanalin e Korfuzit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy pushuese të huaja u shpallën të humbura, pasi kishin marrë një pedalion në një prej plazheve të Ksamilit.

Pushueset, për të cilat ende nuk dihet identiteti, kishin marrë një pedalion me qira rreth orës 12:00 dhe do shëtisnin deri në orën 15:00.

Pasi ka kaluar ora në të cilën duhet të riktheheshin, pronarët e pedialionit janë shqetësuar, duke dhënë alarmin edhe në Policinë Kufitare.

Pas kontrolleve të policisë, pushueset u gjetën shëndoshë e mirë në Kanalin e Korfuzit në ujërat greke.

Share This Article