2 të vdekur, 31 të plagosur e pesë të zhdukur nga shpërthimi në Gjermani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi i impiantit të përpunimit të mbeturinave  në qytetin Leverkusen të Gjermanisë.

Të  paktën njerëz kanë vdekur  jetën dhe 31 të tjerë janë plagosur, ndërkohë raportohet për pesë të zhdukur. Autoritete gjermane bëjnë me dije se 3 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shpërthimi ndodhi dje, 27 korrik,  në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Operatori Currenta tha se kërkimet për pesë të zhdukurit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e të mbijetuarve “është duke u zvogëluar shpejt”

Currenta tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të parkut ku gjenden mbeturinat dhe se nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë.

Pas shpërthimit u krijua një re e zezë toksike, e cila sipas së kontrollit të rajonit Rhineland-Bergis, u drejtua në zonat e Bursaid dhe Vermelskirchen, ndërsa  aroma e rëndë  ndihej deri në Zollingen dhe Wuppertal.

Disa minuta pas shpërthimit, u aktivizua aplikacioni “NINA”, përmes të cilit, me një mesazh të “rrezikut ekstrem”, banorët u njoftuan të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.

‘Koelner Stadtanzeiger’, ndërkohë, raporton se që nga fundi i javës së kaluar, kompanitë e ndërtimit kanë hequr mbeturinat e mëdha nga përmbytjet e fundit në Gjermaninë perëndimore, për transportuar ato në fabrikën aktuale për klasifikim dhe djegie.

Share This Article