Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar edhe dy viktima me COVID-19, derisa 72 persona kanë rezultuar pozitivë nga 374 testime të bëra.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Në Shqipëri aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ndërkohë një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me COVID-19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive, raporton TCH.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (28 Qershor 2020)
Testime totale 26292
Raste pozitive 2402
Raste të shëruara 1384
Raste Aktive 963
Humbje jete 55 (Qarku Tiranë 31, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 6, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5