20 mijë persona janë infektuar me Covid-19 në Kosovë deri më tash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga 13 marsi kur janë shënuar rastet e para me koronavirus, në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 19 mijë e 842 persona.

Sipas IKSHPK-së, përgjatë kësaj periudhe janë testuar 94 mijë e 456 ndërsa si pasojë e COVID-19, kanë humbur jetën 681 persona.

Të shëruar deri më tani janë regjistruar 15 mijë e 520 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 3 mijë e 641.

Gjatë së shtunës IKSHPK-ja ka regjistruar 514 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Share This Article