20 vite pas – sulmet e 11 shtatorit në fotografi

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ishte një ditë e imazheve të pashlyeshme – apokaliptike, surreale, të dhunshme, monumentale ashtu edhe thellësisht personale. Ditë e dhimbshme për t’u kujtuar. E pamundur të harrohet.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit u kapën në fotografi të panumërta nga fotoreporterët, kalimtarët, reaguesit e parë, kamerat e sigurisë, agjentët e FBI-së dhe të tjerë. Edhe një astronaut në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës shkrepi disa.

Njëzet vjet më vonë, Associated Press ka përzgjedhur disa korniza të fotografëve të saj nga 11 shtatori 2001, kur rrëmbyesit përdorën aeroplanët komercialë si raketa dhe u përplasën me Qendrën Tregtare Botërore të New York-ut, Pentagonin dhe një fushë të Pensilvanisë.

Sulmet vranë gati 3,000 njerëz dhe rrëzuan kullat binjake 110-katëshe të qendrës tregtare.

Këmbësorët në Manhatanin e poshtëm shikojnë tymin nga Qendra Botërore e Tregtisë e Nju Jorkut të martën, 11 shtator 2001. (AP Photo/Amy Sancetta)

Njerëzit mbulojnë fytyrat kur ikin nga shembja e Qendrës Botërore të Tregtisë të Nju Jorkut më 11 shtator 2001. (AP Photo/Suzanne Plunkett)

Një person bie nga kulla veriore e Qendrës Tregtare Botërore të Nju Jorkut, ndërsa një tjetër ngjitet jashtë, majtas, ndërsa tymi dhe zjarri dalin nga ndërtesa, e martë 11 shtator 2001. (AP Photo/Richard Drew)

Këto fotografi dokumentojnë, madhështinë, kaosin dhe emocionet e 11 shtatorit në çdo shkallë, pamjet panoramike të tymit që ngrihen mbi horizontin e New York-ut deri në një skenë të ngushtë të fytyrës së shqetësuar, të një gruaje që nxiton në një rrugë të mbuluar me pluhur hiri.

Flakët dhe tymi ‘shpërfaqen’ nga një ndërtesë në Pentagon në Uashington të martën, 11 shtator 2001. (AP Photo/Will Morris)

Zëvendës shefi i Rezervës së Ushtrisë, Kolonel Malcolm Bruce Westcott, ngushëllon punonjësen e Pentagonit Racquel Kelley ndërsa i jep ndihmën e saj mjekësore jashtë Pentagonit në Uashington të martën, 11 shtator 2001. (AP Photo/Will Morris)

Tymi i dendur del në qiell nga zona prapa Statujës së Lirisë, poshtë majtas, ku ishte Qendra Botërore e Tregtisë, të martën, 11 shtator 2001. (AP Photo/Daniel Hulshizer)

Zjarri dhe tymi dalin nga kulla veriore e Qendrës Tregtare Botërore të Nju Jorkut të martën, 11 shtator 2001. (AP Photo/David Karp)

Tymi del nëpër ndërtesa në Manhattan siç shihet nga Brooklyn pas rënies së Qendrës Tregtare Botërore të Nju Jorkut, e martë, 11 shtator 2001. (AP Photo/Kathy Willens)

Share This Article