20 vjeçari ndërron jetë në burgun e Shkodrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shtetas 20-vjeçar ka ndërruar jetë dje në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, viktima është Nicolae Ionnut Erion Deliver, i lindur më 23 mars 2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Ai ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ishte vendosur në IEVP Shkodër më 10 tetor 2024, me masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Paraditen e sotme, i riu është konstatuar nga personeli i shërbimit në shtrat, me parametra jetësorë të ulët. Menjëherë është njoftuar personeli shëndetësor dhe i është dhënë ndihma e parë, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut.

Pavarësisht ndihmës mjekësore të dhënë gjatë transportit dhe ndërhyrjes në urgjencë, i riu ka ndërruar jetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar organet kompetente dhe bën me dije se po bashkëpunon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article