20 vjet nga masakra e Lybeniqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Më 1 prill 1999 në Lubeniq të Pejës, njësitë paramilitare serbe në drejtimin e grupit “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, ata i ndanë burrat nga gratë dhe me pas i ekzekutuan në mënyrat më çnjerëzore 80 shqiptarë.

Sot në një akademi përkujtimore do të kujtohen mbi 80 persona të ekzekutuar në masakrën e Lybeniqit.

Akademia përkujtimore do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00, dhe është organizuar nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Share This Article