ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça 13 hours ago
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja 13 hours ago
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident 13 hours ago
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President 17 hours ago
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

20 vjet nga rënia e Agim Ramadanit

albnews by albnews
11 April, 2019
in Kosova
0
20 vjet nga rënia e Agim Ramadanit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sot bëhen 20 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët. Agim Ramadani u lind në Zhegër të Gjilanit, më 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

RelatedPosts

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Prokuroria Speciale publikon pamje nga arrestimi i prokurorit: Ndalohet për 48 orë

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish-Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.                 

Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998 iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, te vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht  duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana.

Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare.

Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Lorinën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

27 October, 2025
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

27 October, 2025
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

27 October, 2025
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result