20-vjetori i masakrës së Izbicës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot u bënë 20 vjet qëkur ndodhi masakra e Izbicës, ku nga forcat policore e ushtarake të armikut u vranë 147 shqiptarë.

Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skenderajt.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën kufomat duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.  

Sot, në të gjitha shkollat e Komunës së Skenderajt, ora a parë e mësimit i kushtohet masakrës së Izbicës. Me fillim prej orës 09:00 krerët më të lartë të vendit dhe qytetarë të tjerë do të bëjnë homazhe kompleksin e varrezave në Izbicë.

Ndërsa prej orës 12:30 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar. 

Share This Article