200 pasagjerët e udhëtimit nga Greqia në Britani pa maska, karantinohen të gjithë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fluturim i kompanisë ajrore TUI, me rreth 200 pasagjerë në bord që udhëtonin nga Zakynthos për në Wales, u kthe në një bombë me sahat pasi shumica e pasagjerëve nuk kishin respektuar masat anti-Covid.

Një nga pasagjerët ka deklaruar për BBC se fluturimi ishte plot me ata që quhen “Covid-idiotë”. Pra plot me persona që nuk i ndjekin rregullat e vendosura për përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit si mbajtja e maskës etj.

Po ashtu, sipas tij, as stafi në avion “nuk e vrau shumë mendjen”.

Më tej, Shëndeti Publik i Uellsit deklaroi se 16 pasagjerë të fluturimit “6215” nga ishulli grek i Zakynthos në Cardiff rezultuan pozitivë për koronavirusin e ri.

Megjithatë, sipas agjencisë së udhëtimit TUI, të gjithë pasagjerët në bord ishin në përputhje me protokollet Covid-19.

193 pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit të 25 gushtit ju kërkua që të izoloheshin për dy javë.

Zyrtarët shëndetësorë gjithashtu thanë se shtatë pasagjerë nga tre vende të ndryshme u konsideruan raste të dyshuara.

Share This Article