2021 shënoi rekordin më të ulët të shkallës së lindjeve në Kinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkalla e lindjeve në Kinë ka rënë në nivelin më të ulët gjatë vitit 2021, gjë që ka bërë Pekinin gjatë atij viti të fillojë të lejojë çiftet që të kenë deri në tre fëmijë.

Të dhënat e publikuara të hënën tregojnë se shkalla e lindjes gjatë vitit 2021 prej 7,53 lindjesh për 1000 njerëz, ishte më e ulëta që nga viti 1949, kur Byroja Kombëtare e Statistikave filloi të grumbullonte të dhënat.

Kina hoqi politikën e saj prej dekadash që çdo çift të ketë vetëm nga një fëmijë në vitin 2016, duke e zëvendësuar atë me një kufi për dy fëmijë në përpjekje për të shmangur rreziqet ekonomike nga një popullsi që plaket me shpejtësi, por kostoja e lartë e jetesës urbane i ka penguar çiftet të kenë më shumë fëmijë, raporton Reuters.

Shkalla e rritjes natyrore të popullsisë së Kinës, e cila përjashton migrimin, ishte vetëm 0.034% për vitin 2021, më e ulëta që nga viti 1960, sipas të dhënave.

“Sfida demografike është e njohur mirë, por shpejtësia e plakjes së popullsisë është qartësisht më e shpejtë se sa pritej,” tha Zhiwei Zhang, kryeekonomist në menaxhimin e Aseteve Pinpoint. “Kjo sugjeron se popullsia totale e Kinës mund të ketë arritur kulmin e saj në 2021. Kjo gjithashtu tregon se rritja potenciale e Kinës ka të ngjarë të ngadalësohet më shpejt se sa pritej”, shtoi Zhang.

Popullsia në moshë pune e Kinës tashmë është në rënie, gjë që do të shtojë presion mbi aftësinë e vendit për të paguar dhe për t’u kujdesur për një vend gjithnjë e më të moshuar.

Në vitin 2021 kishte 10.62 milionë lindje, treguan të dhënat, krahasuar me 12 milionë në vitin 2020, ku shkalla e lindjeve në këtë vit ishte 8.52 lindje për 1000 njerëz.

Share This Article