21 persona kaluan natën e Vitit të Ri të ngujuar në një teleferik në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më tepër se 20 persona kaluan natën e Vitit të Ri të ngujuar në kabina të teleferikut, në lartësi mbi 3000 metra, pasi që shkaku i motit të ftohtë u ngrinë kabllot e teleferikut, raporton “The Sun”. 

Dy kabina të teleferikut me total 21 persona mbetën të ngujuara për 12 orë në Sandia Peak në Albuquerque të New Mexicos në SHBA në natën e Vitit të Ri.

Të ngujuarit ishin punonjës në Sandia Peak Tram dhe në një restorant Ten 3 që gjendet mbi 3000 metra në lartësi mbidetare.

Ata arritën të zbrisnin poshtë të shtunën rreth orës 13:00, me përjashtim të një personi që mbeti deri në ora 16:00.

Gjendja e të ngujuarve është mirë. Kabinat e teleferikut ishin të furnizuara me ushqim, ujë dhe qebe për nxemje, ndërsa ishte thirrur ndihma.

Ata u zbritën me helikopter.

Share This Article