21 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është rritur për 21 në 24 orët e fundit, ndërsa gjashtë prej tyre janë personel shëndetësor, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Numri total i të infektuarve ka arritur shifrën në 1164. Po ashtu janë shëruar 14 persona në 24 orët e fundit, duke çuar numrin total në 891.

Është njoftuar se në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një 62-vjeçar, që ishte me COVID-19, por pa simptome. Është raportuar se shkaku i vdekjes nuk ka qenë koronavirusi, por ciroza hepatike e stadit të fundit.

Share This Article