21 vjet nga masakra e tmerrshme e tregun e Mitrovicës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Mitrovicë përkujtohen viktimat e masakrës që ndodhi 21 vjet më parë në tregun kryesor, në qendër të qytetit.

Atë ditë forcat serbe hodhën disa granata, ndërsa tregu ishte përplot me njerëz, pasi që atë ditë ishte ditë tregu në qytetin buzë Ibrit.

Si pasojë e hedhjes së granatës nga kriminelët serbë, në treg mbetën të vdekur gjashtë persona, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa lëndime të rënda dhe të lehta morën 128 shqiptarë.

13 marsi i vitit 1999 ishte një ditë e tmerrshme, pasi tregu u mbulua i tëri me gjak.

Share This Article