ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video) 8 hours ago
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit. 8 hours ago
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video) 8 hours ago
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

21 vjetori i Epopesë së UÇK-së

albnews by albnews
5 March, 2019
in Kosova
0
21 vjetori i Epopesë së UÇK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e koncentroi në Prekaz, në zemrën e UÇK-së, duke e rrethuar me forca të mëdha ushtarake e policore familje Jashari.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 në Prekaz, vije vetëm pak ditë pas luftimeve që kishin ndodh në Likoshan dhe Çirez, mes luftëtarëve të UÇK-së dhe forcave të armikut.  

Synimi i forcave armike, ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

RelatedPosts

LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

Gripi i shpendëve, Kosova ndalon importin nga Hungaria dhe Italia

“Kosova, shpejt qeverinë”, BE: Duhet të nisë punën për rekomandimet e progres-raportit

Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998. Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i rezistuan. Në këto luftime të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari që t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre. Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Në 21-vjetorin e rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimet tradicionale të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Këto aktivitete fillojnë sot me ceremoninë ushtarake që mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

Më shumë se 60 të vdekur nga tajfuni që shkakton kaos në Filipine (video)

5 November, 2025
Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

Ai i fitoi paratë duke shitur deve dhe ar. Tani ky komandant lufte kontrollon gjysmën e Sudanit.

5 November, 2025
Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik  (video)

Narko-nëndetëse me 1.7 ton kokainë të sekuestruar në Atlantik (video)

5 November, 2025
Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

Vdekja e Dick Cheney-t është një humbje për kombin, thotë George W. Bush

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result