Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 2107903 të vdekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.
Më shumë se 98 127150 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë.
Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.
Vetëm ditën e premte, 16 380 të vdekur dhe 661 495 raste të reja janë regjistruar në botë.
Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 4 151 të vdekur, Britania e Madhe 1 401 dhe Meksika 1 440.
SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 414 107 të vdekur për 24 821 814 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 215 43 të vdekur dhe 8 753 920 raste, India me 153 184 të vdekur dhe 10 639 684 raste, Meksika me 147 614 të vdekur dhe 1 732 290 raste dhe Britania e Madhe me 95 981 të vdekur me 3 583 907 raste.
Mes vendeve më të prekura rëndë, Belgjika është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë, me 178 të vdekur për 100 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia me 158 të vdekur, Republika Çeke me 141 të vdekur, Britania e Madhe me 141 të vdekur, Bosnja me 138 të vdekur dhe Italia me 139 të vdekur.
Europa numëronte sot në orën 11:00 GMT 692 687 të vdekur për 31 782 078 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 568 016 të vdekur për 17 966 820 raste, SHBA dhe Kanadaja 432 904 të vdekur për 25 557 559 raste, Azia 234 399 të vdekur për 14 858 277 raste, Lindja e Mesme 95 095 të vdekur për 4 535 883 raste, Afrika 83 857 të vdekur për 33 394 935 raste dhe Oqeania 945 të vdekur për 31 606 raste.