“22 milionë euro për udhëtimet e Kryeministrit”, Bardhi kërkesë Qeverisë: Na vendosni në dispozicion të dhënat e udhëtimeve me charter të Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kërkuar institucioneve informacion mbi udhëtimet me charter të Kryeministrit Edi Rama dhe kostot e këtij shërbimi. Në shkresën zyrtare Bardhi kërkon edhe kopje të marrëveshjes që Qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Air Albania” shpk, nga e cila përfiton udhëtimet me charter Kryeministri Rama.

Në letër kreu i grupit të PD ka kërkuar:

1.Listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Edi Rama nga data 15 shtator 2013 deri në datën 1 mars 2024;

2.Koston për secilin prej këtyre udhëtimeve dhe koston totale të udhëtimeve për periudhën e sipërcituar;

3.Marrëveshjen e nënshkruar me shoqëria “Air Albania” sh.p.k., listën e plotë të udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre.

Sipas ligjit institucionet e kanë detyrim që të informojnë deputetët për të dhënat e kërkuara brenda 15 ditësh. Kujtojmë këtu që në media dhe nga opozita ka patur akuza se vetëm për 137 fluturime me charter, Kryeministri ka shpenzuar rreth 22 milion euro, edhe pse ai është mbrojtur duke argumentuar që avioni charter i është vënë në dispozicion për promovim nga kompania bazuar në një marrëveshje.

Share This Article