22 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi tregojnë se numri më i madh i viktimave nga koronavirusi të mërkurën është shënuar në Shkup, gjithsej 12.
Gjatë së njëjtës periudhë kohore në këtë vend janë regjistruar 1,554 raste të reja pozitive nga gjithsej 4,153 mostra të marra për testim.
Nga numri i përgjithshëm i raste pozitive, 216 janë riinfektime.
Të mërkurën kanë rezultuar edhe 1,843 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 261.741.
Deri më tani në fqinjin lindor të Kosovës janë kryer 1,830,764 teste për COVID-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 282.147, numri i të vdekurve është 8,658 dhe numri i rasteve aktive është rritur në 11,748.