Së paku 22 civilë janë vrarë në Nigerinë jugperëndimore të dielën nga disa burra të armatosur, kanë bërë të ditur disa burime. Ngjarje kjo më pak se një javë pasi sulmuesit e paidentifikuar vranë 58 fshatarë në të njëjtin rajon.
Sulmuesit bastisën tre fshatra në rajonin Tillabery, i cili kufizohet me Malim dhe Burkina Faso. Një burim sigurie tha se luftëtarët e Shtetit Islamik ishin përgjegjës, ndërsa dy burime lokale nuk thanë kush qëndron pas tij.
Filiali lokal i Shtetit Islamik është aktiv në zonë dhe është fajësuar për sulmet e mëparshme që vranë dhjetëra civilë dhe ushtarë.
Alfouzazi Issintag, kryetar i Tillia, komuna rurale të cilës i përkasin fshatrat, konfirmoi për Reuters se kishte pasur “shumë vdekje”, por nuk specifikoi sa.
Të hënën e kaluar, burra të armatosur vranë të paktën 58 civilë në Tillabery kur përgjuan një autokolonë që kthehej nga një treg javor dhe sulmuan një fshat aty pranë.
Militantët e dyshuar vranë gjithashtu të paktën 100 civilë më 2 janar nga bastisjet në dy fshatra në Tillabery, një nga episodet më vdekjeprurëse në historinë e fundit të vendit.