22 viktima nga shpërthimi në një hotel në Kubë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një hoteli në kryeqytetin e Kubës.

Hoteli me 96 dhoma në Havana po rikonstruktohej sipas dëshmitarëve dhe në momentin e shpërthimit kishte vetëm punonjës brenda.

Presidenti i vendit ka hedhur poshtë pretendimet se ngjarja ndodhi për shkak të një bombe duke thënë se dyshohet për rrjedhje gazi. Edhe mediat vendase kanë konfirmuar se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit vijojnë teksa nuk dihet ende nëse ka trupa të tjerë nën rrënojat e hotelit.

Share This Article