22,5 vite burg për ish-policin që vrau afro-amerikanin George Floyd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Ish-oficeri i policisë amerikan, Derek Chauvin u dënua me 22,5 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd, vdekja e të cilit shkaktoi demonstrata kundër racizmit policor dhe dhunës në SHBA.

Chauvin u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë nga një gjykatë në fund të prillit, pas vdekjes së dhunshme të Floyd më 25 maj, 2020, gjatë një operacioni policor në Mineapolis.

“Ne duhet të pranojmë dhimbjen e familjes Floyd”, theksoi gjykatësi Peter Cahill para se të jepte dënimin e tij, duke shtuar se “unë nuk po e bazoj gjykimin tim në opinionin publik”.

Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 30 vjet burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar pezullimin e dënimit.

Një avokat nga familja e Floyd mirëpriti vendimin e dënimit.

“Ky vendim historik e sjell familjen Floyd dhe kombin tonë më afër shërimit”, theksoi avokati Ben Crump në një deklaratë.

Share This Article