23 persona vdiqën në pallatin e shembur, i vetmi i mbijetuar: Më shpëtoi filmi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gürkan Öztürk, i cili u nxor pas 63 orësh nga rrënojat e pallatit pesëkatësh në Hatay, të shembur nga tërmeti i fuqishëm i 6 shkurtit, pushtoi mediat në Turqi kur kërkoi një libër teksa po transportohej me ambulancë për në spital.

19-vjeçari, i cili synon të studiojë në fakultetin e Mjekësisë, deklaroi se arriti të mbijetonte nën rrënoja i ndihmuar nga filmat që kishte parë përpara tërmetit.

“Shoh filma, të cilët më mësojnë se çfarë duhet të bëjë kur jam në një situatë të vështirë. Grupet e kërkim-shpëtimit nxorën trupat e pajetë të 23 personave nga rrënojat e pallatit. Vetëm unë arrita të mbijetoj”, u shpreh 19-vjeçari.

Ai u shpreh më tej gjakftohtësia që tregoi teksa ishte i bllokuar, e ndihmoi atë të dilte i gjallë. “Nuk mendoj se të fillosh të qash do zgjidhësh gjë, njerëzit që veprojnë me gjakftohtësi janë më të suksesshëm.

Ai ka rrëfyer se një ndihmesë të madhe i ka dhënë filmi “San Andreas Fault”, i cili flet për një tërmet të fuqishëm që godet Amerikën. “Filmi më bëri të mendoj ftohtë. Sapo ndjeva tërmetin  u shtriva buzë krevatit. Njerëzit vdiqën duke tentuar të arratisen nga korridori. Unë qëndrova i shtrirë dhe arrita të mbijetojë”.

Share This Article