23 të vdekur e 760 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së enjte në Maqedoninë Veriore, janë kryer 5,742 teste për COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 760 persona.

Gjatë të enjtes janë regjistruar 23 viktima të tjera nga koronavirusi në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 644 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 157 294. Rastet aktive me virus janë 14,878, ndërsa numri total i vdekjeve është 5,987.

Share This Article