• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
24 mars 1999, nata që hyri në historinë e Shtëpisë së Bardhë

24 mars 1999, nata që hyri në historinë e Shtëpisë së Bardhë

by albnews
24 March, 2022
in Kosova, Lajme rozë
0
1
VIEWS

Pasditen e 24 marsit 1999, presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, në momentin e fillimit të fushatës së sulmeve ajrore iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë, kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje.

Në fjalën e tij, atëkohë, Bill Klinton tha:

 “Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm, të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht, janë gjuajtur me një herë me armë zjarri.

Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombas, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale. Misioni ynë është më se i qartë: të tregojmë se ne dhe NATO e kemi seriozisht, që t’u lëmë të kuptojnë atyre që kontrollojnë në Serbi sot (24 mars 1999) se është e domosdoshme të ndërrojnë rrugën, të ndalojnë këtë lloj ofensive të ndërmarrë duke derdhur gjak kundër qytetarëve të Kosovës, ta ndalojmë atë me të gjitha format që duhet ndaluar, duke e dëmtuar seriozisht ushtrinë serbe që është kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë. Dhe nëse presidenti Milosheviç nuk i bindet paqes atëherë na takon ne që duke përdorur forcën ushtarake ta ndalim atë dhe atij t’i shpallim luftën.

Në anën tjetër, Serbia dhe personalisht Milosheviçi nuk i kanë pranuar bisedimet për zgjidhjen paqësore e politike të çështjes së Kosovës. Milosheviçi, përveç sundimit ndaj shqiptarëve me një sistem të paparë, filloi edhe ofensivat dhe krimet e veta masive kundër popullit shqiptar: me vrasje dhe masakra masive, djegie, dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe me spastrimin etnik të Kosovës…

Bashkëkombas: unë jam i bindur se rreziku për të hapur luftë dhe bërë diçka nga SHBA-s, nuk është aq i madh sa ç’është rreziku të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njerëzit që nuk mund të mbrohen dhe tek ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur, ne sot, së bashku me aleatët tanë, ta lëmë që kjo luftë e padrejtë të vazhdojë, atëherë, presidenti Milosheviç, do të inkurajohet nga hezitimi ynë duke e quajtur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njerëzit në Kosovë.

Kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë masakra, dhe më shumë shpërngulje me forcë të qindra mijëra refugjatëve të cilët presin vetëm mbrojtjen tonë. Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës. Populli i saj, megjithëse në Kosovë kanë vendin e tyre, nuk mund të jetojnë atje, prandaj na duhet ne të sigurojmë jetën e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetën”.Image

Një ditë para bombardimeve mbi Serbi, dhe caqet ushtarake në Kosove, liderit shqiptarët nga Kosova, përfshi këtu edhe Thaçin, e pranuan marrëveshjen në parim, u kthyen në shtëpi për t’ua treguar atë njerëzve të tyre dhe në mes të marsit udhëtuan për në Paris për të firmosur dokumentin e përfunduar.

Serbët e bojkotuan ceremonine ndërkohë që 40 mijë trupa serbe ishin grumbulluar përreth Kosoves dhe Millosheviçi, përsëriti se ai nuk do te lejonte kurrë vendosjen e trupave të huaja në tokën jugosllave.

Unë e dërgova Dik Hollbruk-un (Richard – “Dick” Holbrooke) për ta takuar atë për herë të fundit, por edhe Dik-u nuk mundi ta lëvizte nga vendi. Në 23 mars, pasi Hollbruk-u largohet nga Beogradi, Sekretari i Përgjithshem i NATO-s, Javier Solana, me mbështetjen time të plote, i kërkoi Gjeneralit Uesli Klark të fillonte sulmet ajrore.

Në të njëjtën ditë, me shumicë votash 58- 41 Senati votoi për të mbështetur këtë veprim. Në fillim të muajit Dhoma e Përfaqesuesve kishte votuar 219 me 191 për të mbështetur dërgimin e trupave amerikane në Kosovë në rast se nënshkruhej marrëveshja e paqes.

Mes Republikaneve të njohur që votuan në favor të këtij propozimi ishin edhe Dennis Hastert dhe Henri Hajd (shënim i im Henry Hyde, një mik i madh lobit shqiptarë, pikërisht ish kongresisit republikan të New Yorkut, Xhozef DioGuardit).

Kur kongresmeni Hajd (Hyde) tha se Amerika duhet të ngrihet kundër Millosheviçit dhe spastrimeve etnike unë buzëqesha dhe thashë me vete “ndoshta doktor Xhekell (Jekyll) në fund të fundit ishte diku brenda tij” (Shënim i përkthyesit: Dr. Jakyll është një personazh letrar dhe këtu nënkupton anën pozitive të një personi.)

Ndërsa shumica e Kongresit dhe të gjithe aleatët tanë në NATO mbështesnin sulmet ajrore, Rusia nuk ishte në të njëjtën linjë. Kryeministri Yevgeni Primakov ishte duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për t’u takuar me Al Gore. Kur Al e njoftoi se një sulm mbi Jugosllavinë ishte i mundshem, Primakov urdhëroi që aeroplani i tij të kthehej mbrapsht drejt Moskës.

Në datën 24 (mars 1999) une iu drejtova popullit amerikan për t’i treguar se çfarë isha duke bërë dhe arsyet pse po ndërmerrja nje akt të tillë.

U shpjegova atyre se Millosheviçi u kishte zhvatur shqiptartë nga Kosova autonominë, duke u mohuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë për të folur gjuhën e tyre, për të pasur shkollat e tyre, dhe për t’u vetëqeverisur. Une iu pershkrova atyre masakrat serbe: vrasjen e civilëve, djegien e fshatrave, dëbimin e njerëzve nga shtëpitë e tyre, 60 mijë vetëm në pesë javët e fundit dhe gjithsej një çerek milioni.

Më në fund unë kisha mundësi t’i vendosja ngjarjet aktuale në kontekstin e luftrave që Millosheviçi kishte shpallur kundër Bosnjes dhe Kroacisë dhe në ndikimin shkatërrues të vrasjeve të tij mbi të ardhmen e Europës.

Fushata e bombardimeve kishte tre qellime: t’i tregonte Millosheviçit se ne e kishim seriozisht se do të ndalonim një rradhe tjetër të spastrimit etnik, se do të shmangnim një sulm akoma më të përgjakshëm kundër civilëve të pafajshëm në Kosove dhe se nëse Millosheviçi nuk do të dorëzohej se shpejti ne do të dëmtonim seriozisht kapacitetin ushtarak të Serbisë.

Ato do të zgjasnin për 11 javë, ndërkohë që Millosheviçi vazhdonte të vriste shqiptarët e Kosovës dhe të dëbonte rreth nje milion shqiptarë prej shtëpive të tyre. Bombat do të shkaktonin dëme të mëdha mbi infrastrukturën ushtarake dhe ekonomike të Serbisë. Fatkeqësisht në disa raste ato do t’u shmangeshin koordinatave të përcaktuara dhe do të merrnin jetën e njerëzve që ne po përpiqeshim të mbronim.

Disa njerez arsyetonin se qëndrimi ynë do të kishte qenë më i justifikuar nëse do të kishim dërguar edhe trupa ushtarake nga toka. Por me këtë argument kishte dy probleme. Së pari, derisa ushtarët të arrinin në pozicionet e tyre, të mjaftueshëm në numër dhe me mbështetjen e duhur, serbët do të shkaktonin një dem shumë të madh. Së dyti, viktimat civile të një fushate ushtarake në tokë do të kishin qenë shumë herë më të mëdha sesa numri i viktimave si rezultat i bombave të pasakta.about:blank

Unë nuk u bashkova dot me argumentin se duhej të ndiqja një kurs i cili do të merrte më shumë jetë amerikanësh, pa siguruar shumë bindshëm mundësinë e një fitoreje. Strategjia jone shpesh do të dyshohej, por ajo kurrë nuk u braktis. Në fund të muajit, kur bursa u mbyll për të parën herë në historinë e saj me mbi 10 000 nga 3 200 kur une mora Presidencën, vendosa të bëja nëe intervistë me gazetarin e televizionit CBS, Dan Rather.

Pas një diskutimi të gjerë për Kosoven, Dan-i më pyeti se nëse e prisja që një ditë të bëhesha bashkëshorti i një senatoreje të Shteteve të Bashkuara. Në atë kohë shumë zyrtarë të New York-ut ishin bashkuar me Carli Renxhell (Charlie Rangel) për t’i kërkuar Hillaryt të merrte në konsideratë që t’i hynte garës. I thashe Rather se nuk e kisha idenë se çfarë ajo do të vendoste, por nëse do të kandidonte dhe do të fitonte “ajo do të ishte e mahnitshme”.

Në prill ndërsa ne kishim shtuar bombardimet në qytetin e Beogradit duke goditur Ministrine e Brendshme, selinë e televizionit shtetëror serb, shtëpinë e Millosheviçit dhe ndërtesën e partisë së tij, konflikti në Kosovë u intensifikua. Ne gjithashtu shtuam jashtëzakonisht mbështetjen financiare dhe praninë me trupa ushtarake në shtetet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia për t’i ndihmuar ata të përballonin vrullin e madh të refugjatëve.

Nga fundi i muajit, te bombradimeve  kur Millosheviçi nuk ishte përkulur ende, nga dy drejtime njëkohesisht po vinin kundërshtime ndaj politikës sonë. Toni Bler (Tony Blair) dhe disa anëtarë të Kongresit mendonin se ishte koha për të dërguar trupa nga toka, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve votoi kundër dërgimit të trupave pa aprovimin paraprak të Kongresit. Unë besoja ende se fushata ajrore do të jepte rezultat, dhe shpresoja se mund ta shmangnim dërgimin e trupave nga toka për arsye të ndryshme nga ajo e misionit paqeruajtës.

Në 14 prill i telefonova Boris Yeltsin për t’i kërkuar pjesëmarrje me trupa ushtarake në një forcë paqeruajtëse ashtu si edhe në Bosnje. Shpresoja se një prani ruse do të ndihmonte të mbronte minoritetin serb dhe mund t’i jepte Millosheviçit nje mundësi për të shpëtuar fytyrën e tij për kundërshtimet ndaj vendosjes së trupave të huaja.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë.

Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas , Këshilli i Sigurimit i OKB-ës miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë, e cila është e njohur deri tani nga  120 shtete përfshirë SHBA, Anglinë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Holandën, Suedinë, Japoninë, e tjerë.

Previous Post

Dorëzohet Beogradi, caktohen katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës

Next Post

KANADA/ Kur shqiptarët në Kalgari bëhen bashkë në festë

albnews

albnews

Related Posts

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet
Kosova

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet

9 May, 2025
Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare
Lajme rozë

Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

9 May, 2025
Next Post
KANADA/ Kur shqiptarët në Kalgari bëhen bashkë në festë

KANADA/ Kur shqiptarët në Kalgari bëhen bashkë në festë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM